Instagram do të fokusohet më tepër në video dhe Reels gjatë 2022

Në një video të shkurtër drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri tregoi programin që platforma pritet të ndjekë gjatë vitit të ardhshëm. “Ne do të na duhet të ri-imagjinojmë se ç’është Instagram pasi bota po ndryshon shumë shpejt dhe ne do të na duhet të përshtatemi me këtë ndryshim.” tha ai.

Instagram pritet të “konsolidojë të gjitha prodhimet në formatin video dhe Reels dhe do të merret me rritjen e tyre”. Në tetor platforma hoqi shërbimin IGTV për të sjellë video më të gjata në feed-in kryesor. Megjithatë përdoruesit i duhet të klikojë mbi Reels për të parë videon e plotë.

Për sa i përket monetizimit, Mosseri tha se Instagram do të prezantojë më tepër mjete monetizimi për të ndihmuar krijuesit të fitojnë më tepër para. Gjithashtu ai tregoi se Instagram do të fokusohet mbi transparencën e mesazheve gjatë vitit pasardhës.

Për të përshtatur platformën sa më tepër sipas dëshirave të përdoruesit, Instagram do të sjellë më tepër kontrolle si sensitive content controls, mundësia për të fshehur numrin e likes dhe hidden words në DM.

Viti 2021 ka qenë disi i turbullt për Instagram, pas raportimeve të publikuara se platforma ishte në dijeni se kishte një impakt negativ në shëndetin mendor të të rinjve. Kjo gjë bëri që platforma të shtynte publikimin e një versioni të Instagram për fëmijë.