Policia e Nju Jorkut ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë, që kanë filmuar momentin kur një i ri qëllohet me armë para një dyqani në Bronx në mes të ditës.

Viktima ishte 35-vjeçar që u qëllua në kokë para një dyqani. Pamjet e publikuara shfaqin viktimën e veshur me pallto të verdhë, i cili dukej se po hynte në lokal, por u ndal për pak për të shkëmbyer disa fjalë me dy të dyshuarit.

Megjithatë pas tensionimit të situatës, njëri prej tyre grushton viktimën në fytyrë teksa po largohej nga dyqani. Sikur kjo të mos mjaftonte, i dyshuari i dytë nxjerr armën nga brezi dhe i shkrep dy plumba, duke e qëlluar të ndjerin në kokë.

Të dyshuarit menjëherë largohen nga vendi i ngjarjes, e viktima është shpallur i vdekur sapo mbërriti në spital. Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se deri më tani nuk është arrestuar askush, duke pranuar se po vijojnë hetimet  Identiteti i viktimës nuk është zbuluar me kërkesë të familjarëve të të ndjerit.