Në një bashkëbisedim me mediat pas vendimit për të lënë PD jashtë zgjedhjeve vendore të 14 majit. Celibashi e konsideroi të papranushme gjuhën e përdorur nga Gazment Bardhi në adresë të tij, ndërsa u shpreh se zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës së tij.“Në çdo pikëpamje nuk jam i shantazhueshëm dhe kam dedikimin profesional për të respektuar ligjin. Zbatimi i ligjit dhe korrektësia në zbatimin e saj ka qenë shtylla kurrizore e punës sime. Më vjen keq që zoti Bardhi e sheh të pabazuar vendimin tim. Gjuha e përdorur e pa tolerueshme.”, u shpreh Celibashi.