Policia e Tiranës, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Decision”.
Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën “Haxhi Dalliu”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Marko Bushi, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar 46-vjeçarin, me 7 vjet e 6 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.