Një 75-vjeçar është arrestuar nga policia pas ishte shpallur në kërkim për ‘plagosje të rëndë me dashje’.

Policia njofton se është arrestuar shtetasi M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë penale, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. Ll., 75 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”” njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme