Një automjet ka shpërthyer në flakë rreth orës 14:00 teksa ishte duke lëvizur në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Malasej, duke u djegur pjesërisht në pjesën e përparme. Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, i zoti i mjetit tenton ta shuaj me kova me ujë të cilët i mbush anës rrugës.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i policisë: Cërrik/ Informacion paraprak

Më datë 18.07.2021, rreth orës 14:00, në aksin rrugor Cërrik – Gostimë, në fshatin Malasej, mjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin A.H., 56 vjeç, banues në fshatin Gjyralë,  Cërrik, në ecje e sipër ka marrë zjarrë dhe për pasojë mjeti  është djegur  pjeserishtë në pjesën e përparme.

Nuk ka dëme në njerëz por  vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes