Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e të enjtes në Lushnje. Bëhet e ditur se një shofer 54-vjeçar ka humbur jetën pasi e zuri poshtë autobusi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Karbunarë e Vogël rreth orës 16:10 ndërsa shoferi me iniciale L. Xh., ndodhej poshtë autobusit të ngritur në kriko.

Njoftimi:
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.