Një qytetar i quajtur Hasim Kurtulaj ka denoncuar mbrëmjen e sotme shërbimin në QSUT, i cili i ka thënë para 4 ditësh se tezja e tij dhe burri i saj nuk janë të prekur me Covid-19, ndersa tashmë i kanë transportuar në spitalet Covid sepse kanë rezultuar pozitivë.

Qytetari e quan papërgjeshmëri faktin se i është thënë para 4 ditësh që tezja vuan nga diabeti dhe i kanë dhënë disa ilaçe për diabetin, ndërsa tashmë e shtruan në spitalin Covid.

Ai thotë se është papërgjeshmëri e doktorëve kjo që i është bërë tezes dhe burrit të saj. Ai gjithashtu është i shqetësuar përshkak se rreth 30 të afërm kanë ardhur nga Malësia e Madhe për ta vizituar tezen prej 4 ditësh duke mos ditur se ajo është e infektuar.

Qytetari është i shqetësuar edhe për veten e tij, përshkak se ka disa ditë që vjen të vizitojë tezen, e cila nuk ka fëmijë por jeton vetëm me burrin e saj.

“Unë jam Hasim Kurtulaj, banues në Tiranë. Kam 4-5 ditë që kam shkuar rastësisht në shtëpi si moshë e vjetër. E kam gjetur në shpi të shtrirë në dysheme. Ka qenë një urgjencë që i ka dhënë disa ilaçe për diabet. Sot janë burrë e grua të shtruar. Doktorat thanë që ka diabetin e lartë. Bonë analizat, bonë skanerin. Më thanë që nuk ka Covid. Nuk e di a i është bërë tamponi. I është bërë skaneri dhe analizat dhe më thanë diabeti. 4 ditë te spitali i sëmundjeve të brendshme tashmë po shkon te infektivi pa kryer tamponin. Sot na thanë është pozitive. Na thanë mos hyni në dhomë se është pozitivë, unë kam nejtur 4 ditë me të. Është papërgjegjësi e doktorit. Nuk mund ta lësh një pacient pa i bërë kontrollin.

Para 10 ditësh ka shkuar urgjenca në shtëpi. I kanë dhënë disa ilaçe për diabetin dhe e kanë lënë shtëpi. Do të qëndrojmë këtu derisa të marrim informacion, sepse nuk kanë fëmijë. Janë të dy të shtruar. Do të qëndroj këtu sa të kena mundësi. Ishalla s’më ka kap mu se kam 4 ditë që rri me ta bashkë me 4 vëllezrit. Këta janë të papërgjegjshëm. Të paktën kanë komunikuar 30 veta më të. Kanë ardhur njerëz nga Malësia e Madhe për ta vizituar. Është papërgjegjësia e këtyre. Se t’i bësh skanerin dhe të thuash s’ka Covid. Kurse sot thonë është pozitiv. Na thanë fillimisht se nuk ka Covid. Jemi katastrofë, sidomos mjekësia. Përveç vuajtjeve dhe mjerimit, duhet të sensibilizojmë njerëzit,” tha ai.

Faxweb.al