Jose Antonio Abellan, gazetari i cili i publikoi audio-incizimet famëkeqe të presidentit të Real Madridit Florentino Perez, i kishte kërkuar 10 milionë euro nga klubi madrilen në shkëmbim të fshirjes dhe shkatërrimit të audiove ku presidenti i fyen legjenda e klubit.
Audio-incizimet, të cilat janë publikuar gjatë gjithë kësaj jave nga gazeta El Confidencial, përmbajnë plot kritika të ndryshme të presidentit Perez për ish-lojtarët dhe ish-trajnerët e Real Madridit.
Cak i sulmeve të padëgjuara të Perezit ishin legjenda si Raul Gonzalez, Iker Casillas, Cristiano Ronaldo, Jose Mourinho dhe Vincente Del Bosque.
Dhe tani, kur Perezi po përgatitet t’i paditë Abellanan dhe gazetën, është zbuluar se gazetari në fjalë ia kishte kërkuar Real Madridit 10 milionë euro për t’i fshirë audio-incizimet e Perezit.
Carlos Bustillo i El Transistor ka thënë të mërkurën mbrëma në Onda Cero: “Shantazhi u bë në restorantin Combarro në Madrid por Real Madridi nuk e pranoi ofertën”.
I pranishëm në takim thuhej se ishte zëvendëspresidenti i real Madridit, Eduardo Fernandez de Blas.
fax