Në një video të publikuar nga “Daily Mail” në plan të parë duket aktorja e famshme teksa rregullon shallin e saj dhe qëndron krejtësisht indiferente ndërkohë që Duka dhe Dukesha e Kembrixh-it zënë vendet, shoqëruar me duartrokitje përpara finales së ndeshjes së tenisit të zhvilluar të shtunën e kaluar.

Ndërkohë në disa foto të tjera vihet re si Priyanka largohet nga çifti mbretëror teksa ata u përshëndetën me VIP-at pas ndeshjes.

Disa vëzhgues mbretërorë u shprehën se kjo ishte një mospërfillje nga ana e Chopra-s, pasi Meghan Markle bëri deklarata ku kritikonte Kate-n gjatë intervistës së saj për “Oprah Winfrey”. Një burim ka thënë më parë për E!News se Meghan i ka treguar Priyanka-s rreth gjërave që duhej të kalonte kur ishte pjesë e familjes mbretërore.

Nga ana tjetër ekziston mundësia që aktorja të mos i ketë vënë re Kate dhe William kur ato po hynin në “Royal Box”, ose ndoshta nuk e ka ditur rregullin e mirësjelljes për të duartrokitur kur hyn çifti mbretëror.

Megjithatë, të shumtë janë ato që besojnë se kjo sjellje e mikeshës së Meghan ishte e qëllimshme dhe aspak rastësore.

icon style