Vajza e një bankieri miliarder, e cila ishte arrestuar për vjedhjen me anë të mashtrimit të pasurisë prej 140 milionë dollarësh të nënës së saj, ka humbur jetën së fundmi pasi ra papritur nga ballkoni.
47-vjeçarja Sabine Boghici, u arrestua vitin e kaluar bashkë me tre bashkëpunëtorë për vjedhje të parave, bizhuterive e veprave të artit nga nëna e saj e moshuar, njoftojnë mediat e huaja.
Por tashmë njoftohet se ajo ka vdekur pas një rënieje nga ballkoni i katit të pestë të shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, Brazil.
Ajo ishte gjetur përtokë para shtëpisë së saj më 14 shtator dhe u dërgua në spital ku humbi jetën prej plagëve.
Autoritetet braziliane besojnë se vdekja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e vetëvrasjes, teksa pas kontrollit të banesës u gjet një shënim për bashkëjetuesen e saj Rose Stanesco, e cila është aktualisht në burg.
Boghici ishte bija e financierit Jean Boghici, një nga koleksionistët më të mëdhenj të artit në Brazil, i cili vdiq në 2015.
Jean ishte një hebre i lindur në Rumani dhe kishte ardhur në Brazil me miq të tij bankierë në 1948.