Më në fund pritjes i erdhi fundi. “Bomberi” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja është rikthyer në fushën e blertë pas plot 287 ditësh, me teknikun Maurizio Pochettino, që vendosi ta aktivizionte “yllin” nga Malësia e Madhe, në minutën e 79’ të sfidës,
Për ironi të fatit, Broja u rikthyer në fushë ndaj Aston Villa, ekip për të cilin zbritur në fushë plot 287 ditë më parë, përgjatë një miqësoreje të zhvilluara në muajin dhjetor, ku mbeti i dëmtuar, pas një ndërhyrjeje katastroikë të Tyrone Mings.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2023/09/2301528.jpg)
Mirëpo, rikthimi i 22-vjeçarit nuk shpëtoi sërish “blutë” nga kriza, me këta të fundit që u mposhtën me rezultatin minimal 0 me 1, nga Aston Villa, në “Stamford Bridge”, në përballjen e vlefshme për javën e 6-të të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League. /i.m /abcnews.al
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)