Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në një konferencë për mediat ka deklaruar se gjatë në dy muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore në arkën e shtetit janë rritur me 26 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Po ashtu Ibrahimaj tha se në fund të 6 muajve të parë të 2022 do të përfundojmë fiskalizimin për të gjithë subjektet si për biznesin e madh ashtu edhe për biznesin e vogël.

“Në dy muajt e parë janar-shkurt, kemi pasur rritje të të ardhurave me 26 % krahasuar me 2021, ose 18.1 mld lekë më shumë. Edhe reforma e fiskalizimit ka vijuar ecurinë pozitive ku biznesi i madh është pajisur me certifikatë fiskalizimi, ndërsa 81 % e biznesit të vogël ka bërë fiskalizimin. Në fund të 6 muajve të parë të 2022 do të përfundojmë fiskalizimin për të gjithë subjektet”, tha Ibrahimaj.