Mauro Icardi nuk do të qëndrojë gjatë te Paris Saint Germain. Arsyeja kryesore është fakti që ai nuk luan rregullisht pa llogaritur edhe raportet jo të mira që ka prej kohësh me Lionel Messin. Edhe pse nuk pranohet zyrtarisht, Icardi nuk ka raport miqësor me Messin as te PSG e as te Argjentina madje në kombëtare shkruhej se Messi ishte kundër që ai të grumbullohej.

Gjithsesi ofertat për Icardin nuk mungojnë dhe ai dëshiron të jetë protagonist në vend që të qëndrojë në stol edhe pse admirohet nga trajneri Pochettino. Në verë madje, Leonardo mund ta largonte por trajneri vuri veton që Icardi të qëndrojë por duke parë edhe ofertat, verën e ardhshme nuk pritet të veshë më fanellën e parizienëve.

Për bomberin argjentinas është hedhur në sulm Tottenham që po kërkon një lojtar goli pasi Harry Kane vijon të insistojë për t’u larguar ndaj dhe Dr. Sportiv, Paratici ka shënjestruar Icardin. Për një operacion të tillë duhet pritur vera e ardhshme por nuk përjashtohet që Spursat të investojnë në Janar për të shmangur konkurencën në rritje për sulmuesin argjentinas.

Edhe nëse Mbappe largohet, për Icardin nuk do të ketë vend sa të jenë Messi e Neymar e gjithashtu Di Maria ndaj dhe operacioni më i leverdisshëm për të gjithë është që ai të largohet në verën e ardhshme. Vlera e kartonit të tij është të paktën 60 mln Euro/Ora News/.