Mësohet identiteti i personit, i cili u gjet i pajetë rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, i shtrirë në rrugë në vendin e quajtur “Tregu i Milotit”. Burime bëjnë me dije se ai është shtetasi Fiz Shoshaj, 70-vjeç, banues në Burrel. Nga informacionet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me një vdekje natyrale për shkak të mungesës së shenjave të dukshme të një dhunimi të mundshëm në trup.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të vdekjes së 70-vjeçarit.
Njoftimi paraprak i policisë Lezhë:
Më datë 09.05.2021, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Tregu i Milotit” është gjetur në rrugë , pa shenja jetë një shtetas ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo demtime të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, ku paraprakisht dyshohet vdekje natyrale .