Zhvillimi i një qendre ciklonare sërish mbi brigjet e Italisë jugore do të diktojë kushtet e motit edhe në vendin tonë. Për pasojë dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme, të cilat gjatë pasdites dhe kryesisht mbrëmjes zhvillohen duke sjellë reshje të pakta në jugperëndim të vendit. Edhe nata mbete në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 4°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 23°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet detare dallgëzim 3 ballë, sipas MeteoAlb.