Shqiptarët jo vetëm po largohen, por po braktisin përfundimisht vendin. Për një pasaportë europiane rreth 4 mijë e 500 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vitet e fundit. Sipas të dhënave nga EUROSTAT, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Nga emigrant në shtetas europian. Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave vitin e shkuar pati 724 lënie shtetësie, 41 për qind më shumë se në 2020-n e 2-fish më tepër se në 2014-n.

Po çfarë po e shtyn të heqin dorë nga shtetësia? Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vitet e fundit shtetësinë njërit nga vendet e Bashkimit Europian.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grup-moshës 15-35 vjeç.

Mijëra hektarë të mbjella janë dëmtuar këtë sezon nga karkaleci i kuq. Insekti ka shkaktuar dëme në Lushnje, Elbasan, Vlorë dhe qytete të tjera, teksa parandalimi i tij në këtë fazë bëhet i pamundur.