Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT) vijon aksionin për shembjen e ndërtesave pa leje në zonat e plazhit.

IKMT ka vijuar me aksionin ditën e sotme në zonën e plazhit në Qerretit, ku janë shembur disa kioska që ishin të ndërtuara pa leje.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme fadroma ka shembur dy kioska që sin duket janë pa lejë përkatësi.

Prej disa kohësh IKMT vijon punën për shembjen e ndërtimeve pa leje në gjithë vijën bregdetare në vend, për të bërë kështu të mundur edhe lirimin e hapësirave publike