Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas 8 orësh dëshmi mbi koncesionin e sterilizimit. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Beqaj tha se ka dhënë shpjegime përpara prokurorëve, ndërsa theksoi se nuk i druhet përgjegjësisë penale.

“Jam thirrur nën cilësinë e personit që ka dijeni. Dhashë përgjigjet e mia përpara dy prokurorëve. Nuk i druhem përgjegjësisë penale”, tha Beqaj.

I pyetur nga gazetarët se çfarë mbante në çantën e zezë, ish-ministri tha se kishte materiale pune.

Ishte Nisma “Thurje” që ngriti një pasi ndaj ish-ministrit Beqaj dhe 11 zyrtarëve të tjerë të ministrisë së Shëndetësisë.

Kjo është hera e parë që ish-ministri Beqja pyetet nga SPAK. Për koncesionin e sterilizimit është pyetur dy herë ish-zv.ministri Klodian Rjepaj dhe anëtarët e koncesionit g.v/abcnews