Eksperti i sigurisë Ilir Kulla në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC, u shpreh se SPAK ishte në cilësinë e një deklaruesi. Kulla duke mos preferuar të japë shumë detaje, u shpreh se për deklaratën që ka dhënë në SPAK duhet të respektojë rregullat, pasi është një hetim zyrtar.
Megjithatë tregoi se ka dhënë deklaratë për çështjen CEZ/DIA.
“Pasi firmosa deklaratën që dhashë më thanë që është hetim zyrtar dhe duhet të respektoj rregullat, pra jam i detyruar t’i respektoj. Të them që kam dhënë deklaratë për çështje CEZ-DIA. Bëmë një bashkëbisedim shumë miqësor, hetuesi ishte një djalë i ri. Pra isha në cilësinë e një deklaruesi. Më thirrën me telefon.Kam thënë gjërat që di, në bazë të pyetjeve që më janë bërë. Mu dukën shumë profesionalë dhe shumë të sjellshëm”, tregoi ai.
/abcnews.al/