Aktori i njohur Arben Derhemi ka thumbuar personazhe që sipas tij hiqen si producentë filmash. 

Në një postim në Insta Story ai ka shkruar se me dhimbje lexon se këta personazhe zvarriten si larva dhe bëhen lolo të pushtetarëve dhe të pasurve ndërsa ata që punojnë vërtet duke bërë art me sakrifica ofendohen.

Nuk dihet se për kë e ka këtë thumb aktori por diçka duket se e mërzitur. 

“Sa me dhimbje lexojme qe pseudo humoriste behen “producente filmash” dhe akoma me me dhimbje i degjojme qe ofendojne figura qe me aq sakrifica e pune, ja kane dale te bejne art ne kohet me te veshtira, jo duke u zvarritur si larva dhe duke lepire e bere lolo te cdo lloj pushteti e pasunari…….. Ps. U ulen malet u ngriten halet”, shkruan ai.

Thumbon aktori Arben Derhemi: Zvarriten si larva e bëhen lolo të