Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi kanë qenë në një vizitë në SHBA pak ditë më parë.
Ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë udhëtim, ka qenë mikpritësi i tyre që ka publikuar foto nga takimi.
Bëhet fjalë për lobistin libanez Safi Kaskas, i cili ka publikuar foto në ‘facebook’ nga takimi më 20 korrik me Presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi si dhe bashkëshorten e tij, teksa i ka dhuruar librin e tij Kur’ani me Referencat në Bibël.
Kaskas, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale, shkruan në postimin e tij se është ftuar nga çifti presidencial për të vizituar Shqipërinë.
“Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi. Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim Kur’ani me Referencat në Bibël. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan Kaskas.
Ndërkohë teksa një nga miqtë e tij në “Facebook” e pyet se nga e njeh Presidentin Meta, ai i përgjigjet se bashkëshortja e tij dhe Kryemadhi kanë punuar prej vitesh së bashku.
living