Teuta i ka dhënë lamtumirë mesfushorit Florent Avdyli pas 3 sezonesh, teksa palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës.

Avdyli ishte që prej vitit 2018 pjesë e ‘’djemve të detit’’ që kur u transferua nga skuadra e Lirisë. Në dy sezone e para, 28-vjeçari nuk arriti të gjente shumë hapësira, por në sezonin e fundit, Avdyli ishte shpesh herë zgjedhje e parë për trajnerin Martini.

Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e klubit, duke dhënë dhe arsyen e mosvazhdimit të bashkëpunimit.

Postimi i TeutësFaleminderit Kampionë!KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mefushorin Florent Avdyli, i cili nga sot nuk është më pjesë e #Teutës. Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen. KF Teuta falenderon Florent Avdylin, për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanelën blu. Avdyli meritojnë një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. #suksesenëvazhdim
#forcateuta

panorama