Pas përfundimit të spektaklit të së martës, Iliri ka kërkuar menjëherë që të sqarohet me Fifin, me të cilën ka pasur një raport mjaft të mirë në fillim, por që më pas u larguan nga njëri-tjetri.
Teksa Iliri e mori veçmas nga banorët e tjerë, e para që nisi të flasë ishte këngëtarja e njohur, e cila i tha se “nuk është distancuar që të mos i flasë, por të shohë se çfarë do bënte ai”.
Biseda mes Ilirit dhe Fifit:
Iliri: E çfarë bëra unë?
Fifi: Mua realisht më ka ngelur hatri te pjesa “cilit grup i takon Fifi”. Mua realisht me ka ngelur hatri kur e pashë videon prime-n e kaluar që Granitit i kishe thënë “duhet me shkuar me i thënë Fifit me i pre telat që ia ka vënë territorit dhe ti me bërë ça të duash”. Edhe ndërkohë mua erdhe e më the ‘Graniti më ka premtuar që ai s’ka për të ngacmuar asnjë dhe ai s’do e bëjë këtë gjënë’.
Iliri: Po ja kam thënë, e vërtetë është
Fifi: Por në video i kishe thënë tjetër gjë
Iliri: I thashë thjesht nuk mund ta konsiderosh veten në tela. Se nga një anë ti si Fif më thoshe që me Granitin i kemi sqaruar muhabetin, nga ana tjetër shikoja që ty të ngelte hatri gjithmonë për Granitin.
Më pas balerini i njohur diskutoi me këngëtaren edhe në lidhje me zgjedhjen që ajo bëri duke mbrojtur Granitin, e duke nxjerrë në nominim Arditin me Donaldin.
Iliri: Kam parë reagimin tënd, zgjedhjen tënde përsa i përket Arditit që e kishe shok, thashë unë ‘qyqja none’ , ça bëri vaki këtu? Hall me qenë shok, hall me qenë armik i Fifit brenda.
Fifi: Doja Granitin brenda, edhe nuk kisha kohë të mendoja. Pse nuk më kuptoni
Iliri: Nuk të kuptoj Fif, se është sikur t’ia kisha bërë unë Sabianit.
Fifi: Sikur ti që ke njohur brenda, ashtu kam njohur edhe unë Granitin dhe e dua brenda
Iliri: Shoqëria ime këtu ka nisur nga zero me të gjithë. Unë e Kledi nuk njihnim asnjë këtu. Kur më je prezantuar jam Fifi, unë nuk e dija se ti ishe një super këngëtare. Ndoshta kam ditur çfarë zanati ka dikush këtu, por kaq. Ti ke dashur që të shohësh se çfarë bën Iliri, çfarë bëra?
Fifi: Unë të thashë më ka ngelë hatri për disa gjëra.