Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka mbërritur pak momente më parë në Tiranë ku është pritur nga kryeministri Edi Rama me një ceremoni zyrtare të organizuar përpara kryeministrisë.

Takimi I tyre mbahet pasi Rutte po zhvillon një tur takimesh, teksa një ditë më parë u takua me kryeministrin grek Mitsotakis për të diskutuar lidhur me krizën e emigrantëve.

Ndërsa sot agjenda e tij përmbante takimin me kryeministrin Edi Rama për të folur lidhur me integrimin europian të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në tërësi. Nga detajet e para që u vërejtën sapo kryeministri holandez zbriti nga makina ishte fakti që Rutte dukej i buzëqeshur gjatë gjithë kohës ndërsa Rama kishte një pamje më “të ngrysur” dhe serioze.