Panajot Sako një prej drejtuesve të Nismës Thurrje ka qënë i ftuar në emisionin “ Zonë e Lirë” përballë tre analistëve. Për të diskutuar për një prej videove të postuara prej tij në facebook si përgjigje ndaj pyetjes që kryeministri i drejtoi gjatë konferencës një prej gazetareve “ sa taksa paguan ti?”.
Arsyetimi i Sakos u prit me replika nga Iljazaj i cili e kundështoji duke u shprehur vazhdimisht se e ke gabim.
“ Paga ligjërisht, politikisht, financiarisht llogaritet bruto jo neto sepse paguan edhe për shëndetësinë, pesionin, arsimin. Paga e njeriut nuk matet vetem me atë që çon në shtëpi , e ke gabim” – thesoi Iljazaj.