Sipas një vendimi të marrë 4 ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, të gjitha universitetet në Shqipëri do të zhvillojnë mësimin online.
Dhjetra studentë kanë dalë në protest,ashtu siç edhe ishte paralajmëruar ditë më parë, për të kundërshtuar vendimin e marrë.
Të pajisur me maska e pankarta në duar ata kanë kërkuar rikthimin në auditore sa më parë.
Studentët protestues u ndanë në 3 pika kryesore të Tiranës: përpara Kryeministrisë, Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit të Mjeksisë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre u vendos përpara Ministrisë së Arsimit.
Nëpërmjet një fletë kërkese të nënshkruar nga disa studentë përfaqësuese të secilit fakultet përkatës është kërkuar që :të bëhet një rimbursim i pagesave të konvikteve dhe qerave;paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët po kështu edhe mundësimin e paisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësimin online.