Impianti i trajtimit të mbetjeve urbane në Elbasan rikthehet në punë me kapacitet të plotë.
Kompania shtetërore “ECO-ELB” Sh.a. me aksionerë shtatë bashkitë e qarkut përmbylli me sukses ndërhyrjen e remontit dhe tashmë po kryhet normalisht procesi i selektimit dhe djegies së mbetjeve për të gjitha bashkitë.
Teksa ne punonim për të përmbyllur remontin e impiantit, na u desh të dëgjonim lloj-lloj akuzash. Hodhën vrer e helm në publik. Thelbi i akuzuesve ishte pretendimi i tyre se incenerator në Elbasan nuk ka.
Vetëm pak ditë më parë, një mëkëmbës i ricikluar i “foltores”, tashmë kandidat nën vulën e partisë së Ilir Metës, hodhi baltën e rradhës ndaj Bashkisë së Elbasanit duke bërë kasandrën e duke njoftuar se Elbasani do të mbytej nga plehrat se nuk ka incenerator.
Në fakt, ja ku është impianti. Mund ta shikoni në të gjitha proceset e tij. Qytetarët dinë ta dallojnë gënjeshtrën nga realiteti.
Kjo është përgjigja më e mirë! Teksa ata kanë vetëm llafet, ne punojmë!
Jam krenar që falë punës që po bëjmë, kemi sot një qytet shumë herë më të pastër. Sigurisht, i tillë do të jetë edhe në 4 vitet e ardhshme.