Nga Erion Murataj

Nuk ka ndonjë të re kur shohim se si përdoren dhe shiten si propagandë fitoret e “yjeve” në sport, muzikë apo shkencë. Këtë trinomi e ka bërë prej kohësh. Madje këtë e kanë bërë dhe ata të largqoftit që e kishte flamurin me yll në krye.
E kur e bën Rama, më falni po s’ka asgjë për tu habitur. Kur çirret pastaj lukunia e padëshiruar e spiunëve për këtë fakt dhe pse e etiketon Ramën si pasardhës të frymës “enveriste” kjo është totalisht komike pasi e kanë bërë dhe ata vetë këtë gjë.
Po jap disa momente ilustrimi.
Kombëtarja me De Biasin në presidencë . Ilir Suli në kryeministri. Erkand Qerimaj tek të dyja për mos folur për këngëtarë të Eurovizionit.
Kthehemi tek e tashmja!
Fakti që janë kaq të ngjashëm në veprime s’duhet ti bënte të tillë e në qëndrime. Në një kohë kur çmimet kanë kapur yjet dhe njerzit po shohin me teleskop fundin e muajt duhej që opozita të ishte alternative sidomos tani ku na ndajnë më pak se një vit nga sfida elektorale për drejtimin e pushtetit vendor.
Problematika e çdo njësie duhet të ishte lajmotiv . Por kësaj ja ka zënë vendin referendumi dhe halli vulës të cilët pa dyshim e kanë më të lehtë të përballen me Luiza Gegën, Florian Markun e sidomos me ylli e Dua Lipës.
Luftëra të tilla me yllin e Lipës apo me yje që lartesojnë Shqipërinë padyshim që janë më të lehta se ato me hallet e njerëzve. Luftë e vështirë të përballesh me Ramën që të zgjidhësh halle njerzish sidomos kur ke halle plot për vete.
Ja pse opozita s’duhet të ketë halle personale, sepse në vend që të jetë alternativë për popullin kthehet në hallexhie të halleve të saj të cilat mund ti shtyjë me retorikë e me sulme sipërfaqsore. Edhe ndonje kauzë që ngre kjo opozitë bie fjala si e inceneratorëve është jo e luftuar dhe ata e dinë pse është e tillë. Kur ke ca shokë e bashkëpuntorë me duar në aferë nuk godet dot për ta zh’bërë si duhet të keqen.
Po nejse, se këto janë të thella dhe do t’i lë kur të ketë vendim për këtë çështje. Problemi vazhdon dhe opozita sërisht nuk është alternative. Militantët gënjehen. Populli kuptohet që i ha këto dhe vazhdon njëlloj dhe Rama mbretëron se e ka lenë opozitën në luftën e saj me yjet.
Por !
Shtatori po vjen dhe njerzit duhet të zgjohen përpara dimrit që i pret. Të shohin me guxim e ti bëhen krah të rinjëve që në pranverë të kemi alternativë, jo një tufë hallexhinjsh që luftojnë me yjet me inatin pse ylli i tyre perëndoi.