Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj qeverisë në lidhje me aferën e inceneratorëve. Berisha tha se sipas tij vjedhja është bërë në bashkëpunim.

Përpiqeni t’i paraqisni këto raste të shkëputura, por për gjithë ata që kanë ABC e Kodit Penal, të gjithë ata që lexojnë nenin 28 të këtij Kodi gjejnë se ju jeni një mega organizatë kriminale. Se ajo vjedhje është bërë në bashkëpunim, në kundërshtim total me procedurat që përcakton ligji, ajo vjedhje është bërë me firma që vijnë nga maja e Piramidës e zbresin në bazë. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuara objekte që nuk janë ndërtuar kurrë

Vjedhja është bërë në bashkëpunim. Është bërë me firma që vijnë nga maja e piramidës dhe që zbresin gjerë në bazë. Ajo vjedhje është bërë duke shpallur të ndërtuar objekte që s’janë ndërtuar kurrë. Nëse penalizohen nga drejtësia 20 apo 30 zyrtarë, nëse ata në bashkëpunim kanë arritur të realizojnë këtë vjedhje të pashembullt, çfarë quhet organizata më thoni ju mua? Firmat e Bllakës meritojnë atje ku shkoi. Po firmat e Agaçit ku janë., por firmat e Ramës ku janë? Dje u paraqitën dokumenta nga zonja Kryemadhi që ai kishte marrë dhe 27 milionë dollarë të tjera për Vlorën etj. Dhe ai shëtit i lirë. Kjo organizatë kriminale është e juaja, jeni vetë. Kjo është e vërteta dhe me asgjë s’mund ta fshihni. Këtu është kriza ky është themeli i krizës”.