Inceneratori i Elbasanit nuk punon prej gati një viti, kjo ka bërë që mbetjet urbane të 8 bashkive të vijojnë të grumbullohen në landfill, pa pasur mundësinë e trajtimit dhe më pas djegies në incenerator siç ishte parashikuar.

Por herë herë mbetjet në landfill janë përfshirë nga flakët duke shkaktuar ndotje në mjedis.

“Na kanë ndodhur dy zjarre këtë vit. Në gjykimin tonë nuk janë zjarrvënie të qëllimshme. Zjarri shkaktohet nga gazrat që çlirohen nga mbetjet. Çështja e landfillit aktualisht është pak problematike. Landfilli i ka kaluar kapacitetet e veta. Aktualisht prej gati një viti inceneratori nuk punon. Në vitin 2023 ka punuar 7 muaj. Aktualisht nuk punon për shkak të disa defekteve”, tha tha Leli Kaja, drejtor i shoqërisë ECO ALB.

https://2cf6b4e517b6e0058c871611c63862b0.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Sipas shoqërisë ECO ALB, kushtet ligjore të një prone të sekuestruar, të marrë me qira e bëjnë të pamundur investimin, që gjithsesi kap vlerën e rreth 3-4 miliardë lekë, e papërballueshme nga fondet e kompanisë apo të bashkive.

“Ne e kemi të pamundur të investojmë për të riparuar apo mirëmbajtur inceneratorin. S’e bëjmë dot as ne, as bashkitë. Vlera aktuale e defektit dhe remontit shkon 3-4 miliardë lekë të vjetra. Aktualisht ne jemi qiramarrës dhe nuk kemi mundësi të investojmë edhe nëse do të kishim mundësi”, tha Leli Kaja, drejtor i shoqërisë ECO ALB.

Në të tillë situatë shoqëria ECO ALB kërkon ndihmën e shtetit për t’i krijuar mundësi zgjerimit të kapaciteteve të landfillit i cili aktualisht është tej kapaciteteve. Në landifillin pranë inceneratorit të Elbasanit çdo ditë grumbullohen 150-160 ton.

Top Channel