Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me incidentet e shkaktuara sot nga drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Flamur Noka.

Sipas policisë, Noka është futur në qendrat e votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan. Në Kuqan, Noka ka ofenduar komisionerët, ndërsa në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar.

Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë, teksa po veprohen veprimet verifikuese dhe procedurale në lidhje me të dyja rastet.

Njoftimi i policisë

Elbasan

Më datë 14.05.2023, rreth orës 17:00, Policia është njoftuar se në Qëndrat e Votimit të fshatrave Kuqan dhe Shirgjan, drejtuesi politik i koalicionit “Bashkë Fitojmë“, deputeti F. N. ishte futur në QV-në e fshtatit Kuqan dhe ka ofenduar komisionerët, ndërsa në qendrën e votimit në Shirgjan ka tentuar të shtyjë kutitë dhe është larguar. Nga ana e komisionerëve nuk është kërkuar ndërhyrja e Policisë.