Home ELBASANI SOT INCIDENTET ME BOMBULAT E GAZIT Kujdes maksimal gjatë përdorimit të tyre

INCIDENTET ME BOMBULAT E GAZIT Kujdes maksimal gjatë përdorimit të tyre

17

Vetëm pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ndodhi në Velipojë ku shpërthimi I një bombule gazi I mori jetën një 19-vjeçarejeje si dhe la të plagosur rëndë pjestarët e tjerë të familjes .Nuk është hera e parë që nga bombulat e gazit ndodhin aksidente të cilat kanë sjellë pasoja fatale deri në humbje jete.Bombulat e gazit aq sa të nevojshme jane kanë dhe rreziqet e veta nëse nuk përdoren me kujdesin e duhur.

Qytetaret shprehen se I perdorin bombulat e gazit ne shtepite e tyre por sërisht ndjhen të friksuar dhe se perpiqen të tregohen shume të kujdeshëm me to. Shumica prej tyre shprehen se do te preferonin të mos I përdornin bombulat e gazit pasi dhe në të shkuarën kanë ndodhur aksidente gjatë përdorimit të tyre por për ta kjo është mënyra me pak e kushtueshme për të gatuar apo për tu ngrohur gjatë stinës së dimrit

 Ekspertët këshillojnë që gjatë përdorimit të bombulave të gazit sigurohuni që gjithmonë ka një dritare hapur tek ambienti/dhoma ku është vendosur bombola e gazit,Ndërrrimin e kokës së bombolës bëjeni gjithmonë jashtë ambienteve të mbyllura.Nëse kjo gjë nuk është e mundur atherë ndërrimi i kokës së bombolave në ambiente të mbyllura mund të bëhet vetëm pasi të jeni të sigurt se nuk keni afër asnjë vatër apo burim zjarri si, oxhak, kaldajë, ngrohje elektrike, cigare ndezur etj. Gjithashtu bombola duhet të jetë e fikur dhe mundësisht e ftohtë para ndryshimit të kokës.