Gjykata ka rrëzuar kërkesën e avkoatit të Lefter Kokës, ish-ministri i Mjedisit për të ndryshuar masën e sigurisë.
Avokati i tij deklaroi se kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet Koka.
“Sot ishte seanca e nente e disa proceseve që kemi çelur për të rivlerësuar ligjshmërinë e masave të sigurisë personale ndaj Lefter Kokës , ne lidhje me impiantin e perpunimit te mbetjeve ne Elbasan .
Për fat të keq diten e premte gjykata rrezoi kerkesen tone per procesin e impiantit te trajtimit te mbetjeve Fier. Gjyqtarja konfirmoi në mënyrë aburde mbajtjen në paraburgim të një njeriu ende të pafajshëm dhe mbi të gjitha në gjendje të rëndë shënderësore.
E përsëris në gjendje të rëndë shëndetësore, gjendje e cila është konstatuar në mënyrë ulëritëse nga të paktën 5 mjekë që janë përzgjedhur nga Prokuroria, jo nga ne!!!
Miqtë e mi, asnjë ligj brenda shoqërisë demokratike nuk paraburgos njerëz të sëmurë dhe që nuk pengojnë drejtësinë. Ne nje vend ku gjykata nuk indoktrinohet nga politika gjyqtari nuk mund te bej rolin e mjekut . Lefter Koka nuk e pengoi për asnjë çast drejtesine , tashmë ne gjendje te rende shendeteore nuk ka asnjë shanc as ta pengojë e as ti ikë asaj.
Lefter koka mbahet në paraburgim padrejtësisht dhe në diskriminim të plotë per vepra te cilat kane ndodhur para 8 vitesh dhe te gjitha dosjet administrohen sot nga prokuroria . Të paraburgosur të tjerë në kushte shumë më të lehta se Lefteri janë lënë të lirë të hetohen.
Natyrisht ne shohim dhe përpiqemi të kuptojmë përse drejtësia nuk dëgjon e nuk arsyeton. Ju kujtojmë se çështja ndaj Lefterit ka filluar me një motivocion politik. Një parti politike ka denoncuar dhe çuditërisht drejtësia ndoqi motivimin politik më shumë sesa atë ligjor.
Po na krijohet bindja, bazuar në dyshimin e arsyeshëm, se mbajtja padrejtësisht në paraburgim e zotit Lefter Koka bëhet për motive politike. Një pjesë e politikës merr hak ndaj vendimeve politike të Lefterit, një pjesë merr lavde publike me teorinë e “peshkut të madh”. Jemi të keqardhur që shohim këtë standard të drejtësisë.
Tashmë ne si ekip ligjor do të kërkojmë dërgimin e çështjes në gjyq. Prokuroria nuk ka ç’heton më ndaj ska pse të humbë kohë. Ne jemi gati të përballemi me akuzat, në një sallë të hapur gjyqi.
Kushte me seanca të mbyllura, ku flasin të gjithë sipas qejfit, ndërkohë që mbahet në burg një njeri i padënuar, nuk shkon më. Ky person para 10 muajsh e priti me kurajon ne shtepine e tij prokurorine per te ekzekutuar ndalimin e tij . Ne nuk kemi asnje intension per tiu shmangur drejtesise dhe jemi te bindur ne pafajesine e Z. Lefter Koka .
Do shkojmë në gjyq të hapur, ku ju jeni të ftuar prej nesh të vini e të shihni e dëgjoni vetë se çka ndodhur? Kush bëri çfarë?! Hajdeni në gjyq, mos përhapni më thashetheme me whatsapp.
Hajdeni se mbase do mësoni gjëra që si keni dëgjuar më parë.
Lefter Koka është i sëmurë, por është gjallë.,” deklaroi avokati i tij.
Lefter Koka u arrestua më 14 dhjetor 2022 me urdhër të SPAK ndërsa u shpallën në kërkim Klodian Zoton dhe Stela Gugalla, dy drejtuesit e kompanisë fituese të inceneratorit të Elbasanit.