Në fuqi mbetet mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura dhe dorëzimi ne pikat kufitare te vendit, i një nga dokumenteve që vertetojne kalimin e infeksionit ne 6 muajt e fundit, apo testet qe tregojne se ne tre ditet e fundit nuk ke qene i infektuar me Covid-19.
Zv.Ministrja e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Mira Rakacolli tha: Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve.
Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.
Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.
Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.
Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar.
Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.
Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19.