Instagram po i ofron krijuesve disa mënyra të reja për të përfituar më tepër para përmes lançimit të shërbimit të ri të quajtur Instagram Subscriptions.
Tashmë ky shërbim ka nisur të testohet në një grup të vogël krijuesish në Instagram të cilët do të kenë mundësi t’i ofrojnë ndjekësve akses ekskluziv në Instagram Live dhe Stories kundrejt pagesës. Personat e abonuar do të marrin gjithashtu dhe një distinktiv që do t’i dallojë ato sa herë të komentojnë në Instagram.
Si fillim vetëm 10 krijues në SHBA kanë fituar akses në këtë shërbim të ri, të cilin platforma e quan një “alpha test”. Ato janë @alanchikinchow , @sedona._ , @alizakelly , @kelseylynncook , @elliottnorris , @jordanchiles , @jackjerry , @bunnymichael , @donalleniii , @lonnieiiv .
Përmes produkteve të ndryshme të ofruara, krijuesit mund të vendosin çmimin që dëshirojnë për të lejuar aksesimin e tyre, duke filluar nga $0.99 në muaj deri në $9.99 në muaj.
Sapo ju të jeni abonuar në këtë shërbim do të keni mundësi të shikoni përmbajtjet e veçanta. Këto persona do të lajmërohen sa herë të ketë një broadcast ekskluziv dhe do të kenë mundësi të ndërlidhen më tepër me krijuesit. Stories ekskluzive do të shfaqen me rrethin lejla, ndërkohë që fansat e abonuar do të kenë një badge lejla që i identifikon në postimet publike si dhe në DM e krijuesve.