Policia e krimeve kibernetike në Britani është fokusuar tashmë tek fëmijët që nga mosha 9 vjeç në mënyrë që të parandalojnë futjen e tyre në jetën e krimeve kibernetike.

UK National Crime Agency ka lançuar një iniciativë me shpresën se do të edukojnë fëmijët e rinj rreth pasojave që vijnë nga nisja e sulmeve DDoS. Një studim nga NCA zbuloi se numri i sulmeve DDoS drejt rrjeteve të shkollave dhe website-ve të tyre është dyfishuar nga viti 2019 në 2020.

Në shumicën e rasteve këto sulme ishin kryer nga studentë në moshë të re, ku më i riu prej tyre ishte vetëm 9 vjeç. Një teori është se fëmijët mësojnë rreth sulmeve denial-of-service fillimisht duke luajtur lojra online, pastaj duke instaluar mods, hacks dhe remote access trojans për të mundur rivalët e tyre në lojrat që luajnë.

Studiuesit tregojnë se shumica e këtyre studentëve të rinj nuk e konsiderojnë si të gabuar përdorimin e këtyre metodave për të fituar, pasi të gjithë miqtë e tyre po e bëjnë diçka të tillë.

Iniciativa e marrë nga NCA është shfaqur fillimisht në 2,000 shkolla në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, dhe të gjithë studentët që do të kërkojnë për terma që lidhen me krimet kibernetike në internet do të përballen me një “block page”.

Kjo iniciativë kërkon gjithashtu të inspirojë të rinjtë të largohen nga përfshirja në krimet kibernetike dhe të shfrytëzojnë aftësitë e tyre në një karrierë etike në teknologji, gaming apo në industritë e sigurisë kibernetike.