Instagram sapo ka prezantuar dy shërbime të reja që do të jenë të aksesueshme nga të gjithë përdoruesit, “Your activity” dhe “Security checkup”.

Shërbimi Your activity do të lejojë përdoruesit të shikojnë dhe të menaxhojnë aktivitetin e tyre në aplikacion. Ky shërbim nisi të testohej gjatë vitit të kaluar nga një grup i vogël personash, dhe tashmë duket se është i gatshëm për përdorim. Përmes këtij shërbimi ju mund të fshini përmbajtjet dhe ndërveprimet e tuaja, duke përfshirë këtu postimet, stories, reels, komentet, pëlqimet dhe më tepër.

instagram-your-activity.webp

Ju do të mund të filtroni aktivitetin tuaj sipas datës dhe të kërkoni për komentet që keni lënë në të kaluarën apo të gjitha ndërveprimet e tjera. Tabela Your activity bën të mundur gjetjen e historisë së kërkimit në aplikacion, links që ju keni vizituar dhe se sa shumë kohë keni shpenzuar në Instagram.

instagram-friend-identity.webp

Nga ana tjetër Security checkup është një shërbim që nisi të testohej verën e kaluar për të gjithë personat të cilëve i ishte hakuar adresa. Ky shërbim i prezanton përdoruesit me disa hapa që duhet të ndjekin për të siguruar adresat e tyre. Këtu ju mund të kërkoni aktivitetin tuaj të regjistrimit, të rishikoni informacionet në profilin tuaj dhe të update-oni informacionet për rekuperimin e adresës tuaj, si përshembull numri i telefonit apo një adresë tjetër email-i.

Aktualisht Instagram po teston një shërbim i cili do të kërkojë nga miqtë e përdoruesve të konfirmojmë identitetin e tyre për të rekuperuar adresën e humbur.