Atraksion I mrekullueshëm turistik

Gjatë këtij muaji vendi ynë  ka shënuar temperatura ekstremisht të ulëta.Në një kohë që temperaturat kanë shkuar në -10 °C Liqeni i Fushë Studës ka filluar të ngrijë. Kjo pamje në Njësinë Administrative të Steblevës në Bashkinë e Librazhdit tregon se në liqen nuk lëviz asgjë, ndërsa gjithçka përreth është e zbardhur nga dëbora.

 Pamje të tilla përrallore dhe të paimagjinueshme si Liqeni i Fushë Studës gjatë stinës së Dimrit ofrojnë edhe liqenet e Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë të cilët janë kthyer destinacion i përhershëm për turistët e aventurës që më së shumti janë të huaj. Fushë Studen  është një ndër attraksionet më të bukura të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë , ndodhet pothuajse në qendër të tij.Ajo çka e bën të veçantë këtë fshat është natyra e virgjër dhe pyjet e paprekur.

\Simboli I Fushë Studnës është liqëni I saj, I cili ndodhet përballë fshatit rrëzë pyllit të ahut, çka I jep atij një pamje tëpër piktureske, dhe tërheq mijëra turistë në vit të huaj dhe vëndas. Fushë Studën nga pozicioni gjeografik, pasuritë natyrorë, rekrative, traditat dhe kulturat, ka mundësuar dhe mundëson një turizëm malorë të veçantë. Turizmi deri tani është më shumë i planifikuar dhe spontan.

Ardhja e vizitorëve, për gjueti, peshkim në ujera malore, ecje sportive, alpinizëm, tregon se Fushë Studën është një ndër vendet më të perferuara të Parkut për vizitore të huaj dhe vendas.