Drejtuesi i Instagram, Adam Mosseri lajmëroi ditën e martë se aplikacioni do të shtojë titrat e gjeneruara automatikisht në të gjitha videot në feed-in tuaj. Ai tregoi se ky shërbim po përgatitej prej disa kohësh (TikTok i ka prezantuar ato që nga muaji prill i kaluar) dhe se titrat do të aktivizohen vetë për krijuesit në platformë.
Para se ky shërbim të prezantohej, krijuesit duhet që të shtonin manualisht titra për videot e tyre dhe kjo gjë i merrte shumë kohë. Përmes këtij ndryshimi proçesi bëhet shumë më i lehtë dhe e bën Instagram akoma dhe më të aksesueshëm nga personat që kanë vështirësi dëgjimi, qoftë dhe pë rata që preferojnë t’i shikojnë videot pa zë.
Titrat do të jenë të aksesueshme në disa gjuhë të përzgjedhura në fillim, dhe më pas ato do të përmirësohen me kalimin e kohës përmes AI. Kjo gjë do të thotë se titrat automatike mund të mos jenë perfekte në gjendjen fillestare. Në muajt në vijim do të shtohen dhe numri i gjuhëve të mbështetura nga aplikacioni.
Nuk dihet akoma se sa i rëndësishëm do të jetë roli i titrave në ndryshimin e zakoneve të shikimit të videove, mirëpo tani përdoruesit mund të shikojnë videot pa zë dhe të kuptojnë se për çfarë flitet në to. Në këtë mënyrë ato mund të qëndrojnë më gjatë në aplikacion, në vend që të bëjnë save postimin dhe ta dëgjojnë më vonë.