Investimet kryesisht në infrastrukturë

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës së shkollave të bashkisë së Elbasanit duket se do të jenë në vëmendje të kësaj të fundit. Së bashku me mbështetjen e ambasadës gjermane në vendin tonë sot është përuruar një investim I bërë në ambientet e brendëshme të gjimnazit Vasil Kamami.

 I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryebashkiaku Gledian Llatja si dhe përfaqësues të ambasadës gjërmane. Kryebashkiaku Llatja u shpreh se investimet në shkolla do të vijojnë .

Llatja tha se së shpejti investimet do të shtrihen edhe ne përmirësimin e rrjetit ujësjellës jo vetëm në shkolla dhe institucione por edhe për banorët.

Gjimnazistët e Vasil Kamamit kishin përgatitur edhe një panair ku promovohej edhe rëndësi a ujit./Egnatia news