Apple ka prezantuar një grumbull shërbimesh të reja në Accessibility, ku ndër to gjendet dhe shërbimi Personal Voice. Ky është një shërbim që mund të përdoret nga të gjithë personat të cilët mund të humbasin aftësinë e tyre për të folur, pasi iPhone mund të riprodhojë një zë të ngjashëm me atë të këtij personi për të folur me familjarët apo miqtë.

Sipas Apple, përdoruesit mund të krijojnë një Personal Voice duke lexuar disa tekste të ofruara nga smartphone-i të cilat në total kërkojnë rreth 15 minuta. Për sa kohë ky shërbim integrohet me Live Speech, përdoruesit mund të shkruajnë tekstin që dëshirojnë të thonë dhe më pas Personal Voice do ta lexojë këtë tekst për të gjithë personat e tjerë. Apple tregon se ky shërbim përdor aftësitë machine learning të vetë iPhone apo iPad për të mbajtur informacionet personale të sigurta.

Apple_accessibility_iPad_iPhone_14_Pro_Max_Home_Screen.webp

Për të gjithë personat që kanë çrregullime kognitive, Apple ofron një shërbim të quajtur Assistive Acces, një shërbim që thjeshton eksperiencën e aplikacioneve duke ruajtur vetëm aftësitë e tyre bazë. Nëse ky shërbim aktivizohet do të modifikojë aplikacionet si Messages, Camera, Photos dhe Music, të cilat do të shfaqen në hapësira të mëdha.

Një tjetër përmirësim është bërë në modalitetin Magnifier për të ndihmuar personat e verbër ose ato me shikim të dëmtuar. iPhone do të jetë në gjendje të lexojë dhe të tregojë me zë të lartë të tekstet në të cilat fokusohet.

“Aksesueshmëria është një pjesë e gjithçkaje që ne zhvillojmë në Apple,” tha Sarah Herrlinger. “Këto shërbime janë të dizenjuara falë feedback-ut të marrë nga këto komunitete në çdo hap, për të mbështetur sa më tepër përdorues.”