Ish-deputeti socialist Alqi Bllako, i arrestuar me urdhër të SPAK për inceneratorin e Fierit, kërkon lirimin nga burgu.
Bllako, përmes avokatit të tij ka dorëzuar sot në Apelin e GJKKO ankimimin e vendimit që e la atë në qeli.
Avokati mbrojtës i Bllakos pretendon se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për një masë sigurie ekstreme si ajo e ‘arrestit me burg’.
AKUZAT
Alqi Bllako do të përballet me drejtësinë për akuzat e korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës që bazuar në hetimet e SPAK-ut, e implikojnë atë si të dyshuar në aferën e Inceneratorit të Fierit. Po në dosjen hetimore, del se deputeti ka kryer udhëtim me avion drejt Italisë së bashku me Klodian Zoton, ish-administratorin e Inceneratorit të Fierit.
Ndaj të dyshuarit janë dy pozicionet e detyrave që mbajti, njëra prej tyre, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, në kohën kur ky institucion drejtohej nga Lefter Koka, tashmë nën dy masa arresti për këto afera dhe tjetra, kur drejtonte AKUM-në, ku sërish dyshohet se ka firmosur gjatë kësaj kohe për çështje që e lidhin me Fierin.
SPAK-u këmbëngul se Alqi Bllako, me veprimet dhe mosveprimet e tij, ka qenë në dijeni të plotë të vlerësimit të shpronësimit në kundërshtim me ligjin. Si rrjedhojë, sipas SPAK-ut, në bashkëpunim Koka dhe Bllako kanë lejuar ardhjen e pasojës që ka sjellë shkaktimin e dëmit prej 16.288.000 lekë