Riniani, njëri nga konkurentët e ‘’Përputhen’’ ka folur hapur për të kaluarën e tij, duke zbuluar lidhjen 8 vjeçare me një vajzë ruse, me të cilën ishte edhe i fejuar.

Megjithëse prej kohësh kanë ndarë rrugët, duket se ish çifti ruajnë raporte të mira, shkruan GazetaExpress.

Së fundmi, ish e fejuara e tij, Marcela ka reaguar përmes rrjeteve sociale duke i dërguar një mesazh Rinianit.

‘’Çkemi! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Fat të mbarë, Marsy’’, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Riniani është nga djemtë që është futur së fundmi në spektakël por që ka arritur të marrë vëmendje të madhe./GazetaExpress/