Crvena Zvezda mori një barazim me shumë vlera ndaj Milanit në ndeshjen e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League në Beograd, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit që do të luhet këtë të enjte në Milano.

Megjithatë kjo ndeshjet nuk ka mbetur pa kaluar në llupën e komisionit të Etikës në UEFA, pasi siç ndodh shpesh në ndeshjet e skuadrave serbe në Beograd edhe në këtë duel nuk kanë munguar koret raciste.

Zlatan Ibrahimovic, i cili e ndoqi ndeshjen në stolin e rezervave ishte pre e koreve raciste të pjesëtarëve të klubit serb. Pavarësisht se ndeshja ishte pa tifozë, në tribunën VIP kishte pjesëtarë dhe disa mbështetës të Crvena Zvezda.

Pikërisht ata e kanë ofenduar Ibran, duke pasur në shënjestër prejardhjen e tij boshnjake, vend në cilin shteti serb ka bërë disa masakra. Ndërkohë UEFA, duke parë gjithë këtë skenë aspak të hijshme, mësohet se ka nisur hetimet dhe pritet të ketë një dënim për klubin serb.

Mbetet për t’u parë nëse Crvena Zvezda do të dënohet thjeshtë me një gjobë apo ndaj klubit serb UEFA do të marrë masa me një dënim akoma më të rëndë. Expres