Ish-mesfushori i Juventusit dhe Italisë, Claudio Marchisio është gati të dalë për zgjedhje si Kryetari i Bashkisë së Torinos.
Mesfushori tani në pension konfirmoi javën e kaluar se po konsideronte një lëvizje në politikë.
Gazeta La Stampa dhe Sky TG24 sugjerojnë që Marchisio është në listën e ngushtë të partisë së qendrës së majtë të Partisë Demokratike (PD) për të kandiduar si Kryetar i Bashkisë së Torinos.
Ai rregullisht ka folur kur bëhet fjalë për çështje të drejtësisë sociale, racizmit dhe ndihmës së refugjatëve. Zgjedhjet për Kryetarin e Komunës së Torinos do të zhvillohen në Tetor.
(E.H/Faxweb.al)