Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar takime me banorët e “Ali Demit” në Tiranë.  

Kryemadhi tha me ta se revolta njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa.

Për Kryemadhin një nga prioritetet kryesore është ndalimi i shpopullimit dhe ndalimi që të rinjtë të mos ikin nga vendi dhe për këtë theksoi ajo duhet të krijohen ambientet e duhur për shkollim.

Kryemadhi: Ne na ndajnë vetëm 51 ditë nga 25 prilli, ku ne do ti kërkojmë njerëzve të drejtohen drejt kutive të votimit. Ajo që ne shikojmë, revoltën njerëzore dhe qytetare është goxha e madhe, sepse janë ata që sot po paguajnë më shumë taksa. Shumica e shqiptarëve e ndiejnë peshën e dhunës ekonomike, të varfërisë që ia ka prekur ata.  Ndaj, angazhimi i profesionistëve të rinj që kanë energjinë, pozitivitetin dhe dëshirën për të jetuar në Shqipëri, sepse një pjesë e mirë e programit tonë fokusohet pikërisht te familjet e reja. Për ne është shumë e rëndësishme që familjet e reja jo vetëm të konsolidohen, por edhe të rriten këtu në Shqipëri dhe një nga prioritetet kryesore për ne është ndalimi i shpopullimit dhe t’ju ndalojmë ju që të mos ikni nga vendi dhe për këtë ne duhet të krijojmë ambientin e duhur për shkollimin, për shërbimin shëndetësor për fëmijët e porsalindur.

Kryemadhi shtoi se për LSI-në 25 prilli është një mision shumë i fortë për t’u dalë për zot këtyre njerëzve dhe për t’ua hequr frikën e për t’i çuar në kutitë e votimit.

Kryemadhi: Prandaj për LSI-në 25 prilli është një mision shumë i fortë për t’u dalë për zot këtyre njerëzve, për t’ua hequr frikën dhe për ti çuar në kutitë e votimit. Unë jam e bindur që çdo ditë e më shumë do të vijë duke ndryshuar, çdo ditë e më shumë njerëzit do ta kuptojnë, çdo ditë e më shumë njerëzit edhe do ta ndiejnë ndryshimin. Megjithatë unë mendoj që pesë prioritetet kryesore të LSI-së janë shumë të thjeshta. Puna e drejtpërdrejtë për njerëzit, sepse ata nuk kërkojnë të marrin përfitime të pamerituara, ata kërkojnë vetëm që tu jepet haku që i takon, tu jepet mundësia për të punuar, tu jepet mundësi për të jetuar këtu. Sepse shikoni se çfarë kohe kemi këtu.

Ora news