Ish konkurentja e Përputhen Sindi Loci ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me ndryshimet e shpeshta në pamje.
Së fundi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët e kanë pyetur nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje në gjoks.
“Jo, kurrë nuk do bëja operacione për të ndryshuar pamjen time. Disa kile më tepër asgjë më shumë. Nuk ju vë që mendoni kështu se kur kam qenë në emision kam pasur shumë pak kile për shkak të stresit”, përgjigjet Sindi.
Ndërkohë që ish konkurentja e Përputhen bën me dije se shumë shpejt do të moderojë në një emision, duke mos zbuluar asgjë më shumë, përveçse në shtator do të japë më shumë detaje.
“Do jetë një sfidë dhe për mua meqënëse mua më pëlqejnë sfidat. Por mendoj se do ia dal”, shkruan Sindi.