Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe është paraqitur paraditen e së mërkurës në SPAK, i shoqëruar me avokat. Gazetari Ermal Vija raporton se prokuroria ka nisur hetim pasuror ndaj tij. dhe bëhet fjalë për fshehjen e një apartamenti në bregdet.

Tushe përfundoi dënimin pak kohë më parë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

“Ditën e  sotme ish kryebashkiaku i Lushnjes është paraqitur në SPAK në lidhje me një hetim pasuror të nisur ndaj tij. Ai qëndruar për 1 orë e gjysmë dhe në dalje ka pranuar se bëhet fjalë për një hetim pasuror të nisur ndaj tij për një pasuri të padeklaruar. Në vitin 2022, u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tendera për pastrimin e një kanali. Pasi përfundoi dënimin, kur përfundoi dosja në apelin e posaçëm, i shtoi akuzën tjetër, për të cilën shkalla e parë e shpalli të pafajshëm. Tashmë është i lirë por ka një tjetër procedim penal, që do t’i duhet të përballet sërish me drejtësinë. Janë evidentuar disa pasuri që nuk justifikoheshin me burimin e të ardhurave.”, raportoi gazetari.

Kujtojmë që GJKKO dënoi Tushen në korrik të vitit 2022 me dy vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre. Prokuroria e Posaçme Anti korrupsion fillimisht kërkoi dënimin me 5 vite burg për ish kryebashkiakun lushnjar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi ulje me 1/3 e dënimit.

Atij i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për pesë vite./abcnews.al