Mesfushori Argjend Malaj, i cili në të kaluarën ka luajtur për Tiranën, Skënderbeun dhe Kamzën, mund të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore.
Lojtari këtë sezon ka luajtur në Superligën e Kosovës, ku ka treguar paraqitje të shkëlqyera me Feronikelin. Megjithatë as përfundimi të këtij sezoni lojtari pritet të largohet nga skuadra kosovare dhe pritet të vazhdojë karrierën në Superiore.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, në gjurmët e lojtarin janë vënë Partizani dhe Dinamo, me këta të fundit që siguruan ngjitjen në elitë për sezonin tjetër. 27-vjeçari do ishte një përforcim i rëndësishëm, pasi e njeh mirë kampionatin.